Ankimimi i dytë i Lëvizjes BESA ka të bëj me vendvotimet 1119/1 dhe 1120 në komunën e Likovës
Sipas Blerim Sejdiut nga Lëvizja BESA në këto vendvotimet “ka pasur votim familjar, kanë votuar shumë persona njëkohësiht, është votuar jashtë paravanit, është bërë presion i vazhdueshëm mbi votuesit dhe agjitim publik. Kemi kontaktuar KSHZ-në në lidhje me këto shkelje, kështu që vlerësoj se KSHZ është e njoftuar me këtë rast”, tha Sejdiu nga BESA.
Anëtarët e KSHZ-së votuan 2 për dhe 7 kundër. /SHENJA/