28 October
Për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen nesër, e diel 29 tetor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.
Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve e ka MOST me 2 917, pastaj Shoqata e Qytetarëve ZHA, “Sinergia” Shtip 1 829, Civil – Qendra për Liri 207, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup 125. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvilim 6 vëzhgues.
Nga vendet e jashtme, numër më të madh vëzhgues ka Misioni i OSBE/ODIHR 289, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 35, Delegacioni i BE-së 23, Qendra Studimore Ndërkombëtare për Zgjedhje (IESC) me 18.
Vëzhgues kanë akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe ambasadat e Shqipërisë, Rusisë, Austrisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Holandës, Italisë, Sllovakisë në Maqedoni. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi, komisionet qendrore zgjedhore të Kosovës dhe Bullgarisë dhe Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) – Zyra në Republikën e Maqedonis.

