27 November
Për shkaqe shëndetësorë të të akuzuarit të parë të rastit “300”, ndihmësministrit të brendshëm Gjoko Poposki, gjykimi u anulua për më 1 dhjetor. Për dallim nga dy seancat e kaluara cilat për shkaqet e njëjta Poposki nuk u paraqit në seancën gjyqësore, sot ishte prezent. Por e dhe përkundër kësaj avokatët e tije derisa kërkuan shtyrjen e seancës theksuan edhe njëherë se klienti i tyre nuk është në gjendje të mirë psikike dhe shëndetësorë që të qëndrojë në sallë, por se është paraqitur në gjykatë nën presionin e madh të Prokurorisë Speciale, dhe për të larguar çdo dyshim rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Prokuroria Speciale këmbëngul që ndaj një personi më një gjendje të tillë shëndetësore të fillojë gjykimi dhe të gjykohet. Gjykata në vend që të japë një periudhë më të gjatë në të cilën i pandehuri do të rehabilitohet dhe të rimarrë vetën, që më pas të jetë në gjendje të marrë pjesë në seancën kryesore, gjykata deri tani por edhe sot e cakton seancën për një periudhë aq të shkurtër që nuk lejojnë të pandehurin të përmirësojë gjendjen shëndetësore- deklaroi avokati Boro Tasevski.
Për seancën e ardhshme, gjykata thirri edhe mjekun që i dha pushim mjekësor Popovskit, për të sqaruar gjendjen e tij shëndetësore. Gjithashtu me kërkesën e Prokurorisë një psikiatër do të vlerësoj nëse Popovski është i aftë të ndjekë dëgjimin kryesor për shkak të çrregullimeve dhe depresionit të tij. Gjoko Popovski dyshohet se si ish ndihmës ministri I punëve të brendshme ka keqpërdorur pozitën me çka ka dëmtuar buxhetin e shtetit me afro gjysmë milion euro.
Alsat-M

