26 September
Policia do ta kërkojë Edmon Temelkon me fletë- arrest ndërkombëtar. Aktgjykimi i gjykatës deri te policia “udhëtoi” 24 orë. Përveç se me fletë- arrest ndërkombëtar, Temelko do të kërkohet edhe me fletë-arrest vendor. Alsat M që dje publikoi se Temelkos i është shqiptuar paraburgim 30 ditor, meqë nuk i ka respektuar masat e kujdesit, për të mos e braktisur Maqedoninë. Ka udhëtuar me pasaportë shqiptare. Jozyrtarisht mësohet se Temellko ndodhet në Maqedoni. Këtë masë nga Prokuroria Speciale Publike e kanë kërkuar meqë Temelko në kundërshtim me aktgjykimin e gjykatës të mos guxojë ta braktis Maqedoninë, megjithatë e ka bërë të kundërtën.
Paraburgimi është përcaktuar me kërkesën tonë, kjo është e vërtetë. Ne posedojmë informacion se i akuzuari në këtë rast e ka kaluar kufirin shtetëror dhe nuk gjendet në Republikën e Maqedonisë. E, tani për detaje tjera, në këtë moment nuk do të mund t’ju informoj dhe kjo është e tëra si informacion i parë që e kam- deklaroi Lençe Ristovska nga Prokuroria Speciale.
Kreu i Pustecit, Edmond Temelko është akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore. Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakieski. Në mesin e 20 të akuzuarve janë edhe Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Përveç ish krerëve të VMRO DPMNE-së janë akuzuar edhe funksionarë të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Specialja kërkoi paraburgim për ta, por gjykata nuk pranoi.
Bojan Stojanovski

