Këngëtari i njohur shqiptar dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Blero Muharremi, ka reaguar pas përplasjes virtuale të dy opinionistëve të këtij formati, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka.
Artisti ka bërë një kërkesë për Oltën derisa i ka dalë në krahë mikut të tij, Milaim Zekës.
“Imazhi yt nuk përmirësohet duke u përpjekur të ulësh të tjerët. Në vend që të kritikosh”, ka shkruar sipër.
Tutje ai në InstaStory theksoi: “Përpiqu të fokusohesh te vetja dhe përmirësimi personal”.
Përplasja në rrjetet sociale mes Gixharit dhe Zekës nisi pasi ky i fundit shpërndau një foto të Lelës me mbishkrimin “Hapet televotimi”.
Në fotografi, banorja kishte dalë me këmbë të hapura derisa po qëndronte në një kolltuk.
Lela pranoi që të shohë këtë veprim në BBVK, e më këtë rast t’ia zbret edhe pesë mijë euro çmimit të madh.