Ditën e hënë ka vdekur akademiku Salih Gashi, profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit Prishtinës. Gashi vdiq më 21.04.2025 në moshën 81-vjeçare.
Për vdekjen e Gashit, një reagim e ka bërë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka shkruar se Gashi ishte njëri nga kontribuuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi – kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës nga radhët e LDK-së dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Ai ishte njëri nga kontribuuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë. Me përkushtim, urtësi dhe integritet, ai la gjurmë në shërbimin publik dhe në rrugëtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka ngushëlluar familjen Gashi.