Shpetim POLLOZHANI
Më përpara do të kisha besuar se një deve mundet të kalojë nëpër veshin e një gjilpëre, se radikalizimi i Gëzim Ostreni. Edhe ky majtapllëk me elektoratin e BDI e ka një pazar. Fira e BDI të shkojë tek gjenerali dhe mandej, në një koalicionim të ardhshëm të vazhdojë dashuria e parë me Aliun. Gëzim Ostreni bën parti, nuk I pëlqeka veprimi I Aliut dhe I BDI. O tempora o mora do të kishte thënë Ciceroni ose ndonjë mik i tij. I thonë një fjale, beso gjysmën e asaj që sheh dhe gjysmën e asaj që dëgjon. Besa , kësaj rradhe nuk e besoj as një promilë të asaj që e dëgjoj. A ka vallë ndonjë njeri që mundet ti besojë kësaj pune. Gëim Ostreni radikalizohet. Më përpara do të kisha besuar se mundet të pjellë një mushkë se sa Talat Xhaferi me propozim ligjin më qesharak dhe më absurd në botë, sa u takon restrikcioneve për publikimin e çfardolloj faktesh për përgjimet, ua mendon të mirën shqiptarëve. Dikur u ,,radikalizua” edhe Xhevat Ademi , por nejse… Shqiptarët më nuk do të hanë sapunin për djathë pasi e kanë ngrënë dhjetra here duke votuar për Musën , Gëzimin, Talatin dhe kompaninë. Nuk do ta hanë sapunin për djathë për arsye se ata e mësuan hilenë. Këta të ,,radikalizuar”duan edhe më tutje elektoratit të vetë ti shesin myshk dushku për lesh. Këta të,, radikalizuar” na sollën ligjin, (poshtërrues për flamurin) sipas të cilit gjatë vendosjes në vende publike të flamurit tone kombëtar, ai duhet të jetë për një të tretën më i vogël se flamuri i ,,pasardhësve” të Lekës të Madh. Këta të ,,radikalizuar” me uljen e cenzusit nën 40% për zgjedhje të kryetarit të shtetit i eliminuan shqiptarët për të qenë faktor në zgjedhjen e tij. Pas uljes të cenzusit tentuan ta bindin elektoratin e vetë se ulja e cenzusit është punë e mirë për shqiptarët . Nuk duhet të lodhen që të dalin në zgjedhje. Këta të ,,radikalizuar” e luajtën lojën e shefit të vetë Grujos për zgjedhjen e Ivanovit të ngratë kryetar të shtetit. Këta të ,,radikalizuar” na sollën një ligj, sipas të cilit dënohet me gjoba të larta secili që nxjer ujë nga toka. Po mirë more argatë, si mundeni të votoni një ligj të tillë, kur të gjithë shqiptarët në trojet e veta në këtë dërzhavë , tokat e tyre i ujisin me ujin që e nxjerin nga puset, derisa i gjithë teritori ku jetojnë joshqiptarët është futur në sistem të ujitjes dhe ata nuk kanë nevojë të hapin puse. Shqiptarët trajtohen si pronë e këtyre matrapazëve. Këta të ,,radikalizuar” e eliminuan votimin me Badinter për zgjedhjen e Prokurores Speciale. E eliminuan vetveten nga vendimarja për Prokuroren speciale.
Si u bë që të radikalizuarit të mos ngulin këmbë që në këto momente shumë të rëndësishme për ne shqiptarët të kërkojnë ndryshime kushtetuese për avancimine të drejtave të shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar na ka dhënë një mundësi të madhe që një punë e tillë të bëhet derisa hekuri është i nxehtë. Si nuk e shkrepi asnjëri çështjen e ligjit për ushtarët e UÇK dhe ish të burgosurit politik. Si nuk e shkrepi asnjëri çështjen e terrorit që e bëjnë forcat speciale të dërzhavës gjatë burgosjeve të ,,teroristëve”. Si nuk kërkoi asnjë nga politikajtë ,,tanë “ që të gjithë të burgosurit politikë; ata që veprat i kanë kryer për motive politike , të deklarohen dhe të trajtohen si të burgosur politik. Ka edhe qinda çështje të tjera, të cilat duhet të vihen në tavolinë, në rast se ne do të kishim një përfaqësim të denjë. Fatkeqësisht në jemi të përfaqësuar në nivel që është për tu qarë me vajtuese profesionale. Edhe BDI edhe PDSH, mundeshin të përfaqësohen në nivel më profasional dhe më produktiv.
Ish oficeri i JNA na e lexon propozim ligjin për ndalimin të çdo publikimi të dokumentacionit për përgjimet ..dhe vazhdon se nuk do të heqë dorë nga kjo nismë, kurse shefi i tij, Aliu thotë: le të publikohet çdo imtësi , ne jemi të pastër, nuk i trembemi publikimit të përgjimeve. Mos vallë na del edhe Xhaferi me ndonjë parti. Tatari e martë vesht se si funksionon kjo parti. Njëri ia fut thumbit tjetri patkonit. BDI nuk meret me problemet thelbësor për të cilët i ka zgjedhë elektorati i vetë por, akoma vazhdojnë ta luajnë rolin e argatit të Hitlerthit të vogël Ballkanit.
Le të mos i mashtrohet mendja dokujt se këto veprime të BDI janë të rastit. Këto veprime janë pasojat e Marëveshjes së majit, e cila erdhi pas asaj të marsit, të cilën e bëri Thaçi në vitin 2012. Me këto marëveshje partitë shqiptare u betuan për shërbim pa asnjë kontestim në këmbim të pjesëmarjes në qeveri. Marëveshja e majit ishte një premtim sipas të cilit votat e BDI, u bënë pronë e Grujos. Kjo është arsyeja e vetme që Gruja nuk i fut kashtë BDI-së. Kjo gjendje u kuptua në mënyrë të kristaltë nga biseda e Jankullovskës (një kusiçkë mish). Ky është shkaku që BDI dhe Gruja veprojnë si dy telat e çiftelisë. Gruja gjoja propozon Ligjin për Branitelat, kurse BDI nxjer në tavolinë 40.000 amandamente dhe gjoja e pengoi miratimin e këti propozim ligji. Të dyja partitë fituan përpara dhenve të veta. Gruja përpara të vetëve u krenua; unë desha të sjell një ligj për branitelat, por shqiptarët e mallkuar më penguan. Edhe Aliu mori një blegërimë për ,,forcën” e vetë në Parlament.
Mos mendojë dokush se, ajo që ndodhi me eliminimin e Badinterit për zgjedhjet e Prokurorit special ishte e rastit. Deputetët shqiptarë e kanë ditur se çfarë do të votojnë (e kanë bërë pazarin me Grujon më përpara) por, fatkeqësia e tyre është se, doli një parti maqedonase, e cila ua mbrojti interesat shqiptarëve të ngratë. LSDM nguli këmbë që Prokurori special të votohet ashtu sikurse që ishte paraparë-me Badinter (për miratimin e ligjit do të duhej të votojë më tepër se gjysma e atyre që janë 20
Udhëheqësi i opozitës, z. Zoran Zaev, disa herë ka deklaruar se në negociatat, të cilat janë duke u zhvilluar, ai përballë vetes ka tre kundërshtarë, Grujon, Alinë dhe Thaçin. Gjithnjë Thaçi ka bashkëvepruar me Aliun. Kur është në pyetje pushteti, ata veprojnë si dy bineq siamezë. Përse gjatë të gjithë këti terrori kundër shqiptarëve, Thaçi si opozitë nuk ka organizuar as edhe një protestë. Janë shumë raste, mirëpo bashkëpunimi e këtyre dy jaranëve që ziren në treg e puthen në shteg dhe në veçanti, bashkëpunimi i këti tandemi në Gostivar për ta rrëzuar z. Rufi Osmanin gjatë zgjedhjeve lokale, është e qartë edhe për fëmijët e klasës së parë. Edhe një gjuetar me dy gramë tru, edhe pse nuk e ka parë ariun, ai e din se aty ka kaluar ari, duke i parë gjurmët e tij.
Le ta dijhë Aliu, gjenerali dhe oficeri i tij se nuk shkon gjithnjë kungulli përmbi ujë. Pesëmbëdhjetë vjet zgjati bara e hilesë, mirëpo çdo gjë që është mbarsur , do të pjellë një ditë. Ky popull nuk është bar që ta hanë gomarët,edhe pse peshorja nuk e peshon veten, të tjerët e bëjnë këtë punë shumë mirë. Ka ardhur koha që të gjithë ne të vihemi në peshore. Kumanovarët janë të parët që bënë një zgjim kolektiv. Pasi bishtin e sëpatës nuk e gdhend sëpata por i zoti i sëpatës vetë. Në BDI , ka edhe burra të mirë. Unë nuk ndihem aspak i sigurtë kur shoh se interesat e shqiptarëve në këto negociata i mbron edhe selfisti i njohur, Artan Grubi. A nuk ka vallë BDI kuadro më të mirë? Me siguri që ka por, selfisti e bën pazarin më mir. Kur prishet besa nuk ka vend ndesa thotë një fjalë e urtë popullore. Atë që e bënë kumanovarët me Aliun e gjeneralin, le ta bëjnë edhe Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri, Prespa dhe Manastiri. Le të mbyllet kapitulli i ish oficerëve të ish Armatës jugosllave. Shqiptarët nuk janë popull sylesh. Ata e duan atdhenë si shqiponja folenë.