03 Dhjetor
Një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë nuk janë të informuar për të drejtat e tyre elementare. Kjo dukuri më e theksuar është tek personat të cilët marrin ndihma sociale. Në të shumtën e rasteve personat në fjalë nga mosnjohja e ligjeve përkatëse nuk arrijnë të realizojnë të drejtat e tyre të garantuar me ligj.
Njerëz të cilët gjatë kohë janë jashtë sistemit, më së shpeshti janë të papunë për kohë të gjatë, janë pranuesit e asistencës sociale, para së të bëhen pranues ballafaqohen të pa informuar ,nuk dinë ku duhet të shkojnë, kujt duhet t’i drejtohen, çfarë lloj dokumentesh të mbledhin, nuk dinë t’i mbushin formularët, në sferën e drejtësisë absolutisht nuk kanë dijeni – deklaroi Biljana Dukovska, Platforma kundër varfërisë.
Sipas Eurothink, qendra për strategji evropiane, kjo kategori e qytetarëve gjithashtu janë të pakënaqur edhe me shërbimet që i ofron MPB-ja, lidhur me dokumentet personale.
Ajo që Euro Think e ka vërejtur në raportin e fundit nga Eurometar është që në përgjithësi njerëzit janë pak të kënaqur nga administrata publike, diku 18 %. Pakënaqësia më e madhe është për shërbimet që I marrin nga MPB ,për dokumente personale – tha Dijana Zhupanoska, Euro Think .
Dukoska dhe Zhupanoska, tejkalimin e kësaj dukurie e shohin në informimin me kohë dhe të drejtë të qytetareve rreth shërbimeve administrative.
Valmira Zendeli

