30 Shtator 2018 / 8:50
Qytetarët që besojnë se u është shkelur e drejta për të votuar në referendum, do të mundë të lajmërojnë parregullsi deri tek Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, tek vëzhguesit e zgjedhjeve dhe institucionet dhe organizatat që mbikëqyrin referendumin.
Prokuroria publike e shtetit, Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit do të jetë i hapur deri në orën 19:00 për qytetarët të cilët do të dëshirojnë të raportojnë shkelje të së drejtës së votës në referendum.
Komisioni i Prokurorisë Publike do të monitoron nëse ka ndonjë rast të kryerjes së ndonjë vepre penale kundër zgjedhjeve dhe votimit. Në adresën elektronike të komisionit ([email protected]), qytetarët, partitë, OJQ-të, institucionet vendore dhe ndërkombëtare do të mundë të raportojnë parregullsi në organizimin dhe zhvillimin e votimit.
Në zyrën e Avokatit të Popullit sot, nga ora 7 deri në 19, do të funksionojë linja telefonike e cila është falas 0800-54321, dhe në të cilën qytetarët do të mundë të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votës. Të hapura për qytetarët do të jenë të gjithë shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka raportuar se zyra e tyre në Shkup, në afërsi të parkut të qytetit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës ku qytetarët do të mundë të çdo lloj abuzimi apo shkelje të së drejtës për të votuar në referendum. Qytetarët mund të raportojnë në linjat telefonike +389 (0) 2 073 3119 dhe +389 (0) 72278436 dhe në emailin [email protected]


