Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën mes të tjerash do ta shqyrtojë informacionin për të lidhur marrëveshje me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë për bashkëpunim në rast të katastrofave.
Në rend dite të seancës së 47-të është edhe informacioni për miratimin e Planit të azhurnuar implementues kombëtar për reduktim dhe eliminim të ndotësve të vazhdueshëm organik në vend. Para ministrave sot do të gjenden edhe propozim ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit, si dhendryshimet e Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, dobinë pronësore dhe lëndë të marra në
procedurë penale dhe kundërvajtëse.
Qeveria do ta shqyrtojë edhe informacionin për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve në drejtim të përmirësimit të punës efikase të institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, ndërsa nga sfera e shëndetësisë do të shqyrtohen propozim-ndryshimet e Ligjit për ilaçe dhe mjete mjekësore.
Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë do ta prezantojë raportin nga analiza e projekt planeve strategjike të ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore dhe harmonizimi i tyre me prioritetet strategjike të Qeverisë për këtë vit, si dhe analiza për zbatimin e konsultimeve dhe pjesëmarrjen e organizatave civile në procesin e krijimit të politikave të Qeverisë dhe organeve të administratës shtetërore.
Si pika në rend dite të seancës së sotme janë edhe Raporti për punë i Këshillit për konfirmimin e fakteve për periudhën nga një janari deri më 30 qershor të vitit të kaluar dhe Informacioni për progres të projekteve të implementuar nga Strategjia për romët dhe përfshirjen e romëve – 2020 në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për periudhën korrik – dhjetor 2017.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në
- Adelina Thaqi: Një thirrje për drejtësi dhe dorëheqje


