26 September
Qeveria e vuri në rend dite, por nuk e shqyrtoi propozim-vendimin për pezullimin e taksave importuese për litium elektrik – akumulator jonik. Bëhet fjalë për anulim të plotë të taksave importuese për akumulator elektrik që krijon dyshim se qeveria eventualisht i përgatitë mundësi të re për fitim zv/ kryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev, ndërmarrjet e të cilit merren pikërisht me energjetikë.
Vendimin e tërhoqi Ministria e këtij dikasteri, përkatësisht atë të ekonomisë, pa arsyetim të posaçëm. Kjo pikë do të shqyrtohet në seancën e radhës të qeverisë- thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Në propozimin e Qeverisë qëndron se nëse hiqen taksat për akumulatorë elektrik, atëherë do të rritet konkurrenca eksportuese e industrisë vendore për prodhimin e automjeteve për përdorim të posaçëm- pastrimin e rrugëve me motorë elektrik. Automjete të tilla prodhon edhe kompania e Angjushev “Brako”. E dyshimtë është edhe ajo që fillimisht propozimi në Qeveri ka qenë që ky lirim doganor të vlejë vetëm disa muaj, gjegjësisht deri në fund të vitit. Më vonë është shtuar edhe heqja e taksave doganore për akumulatorët e këtillë nga litiumi dhe joni, e njëjta të zgjat deri më 30 shtator të vitit 2018-të. Në arsyetimin e Qeverisë thuhet se nga muaji maj e deri më sot në Maqedoni janë prodhuar tetë automjete me akumulatorë të litiumit dhe jonit për pastrimin e rrugëve dhe rrugicave, por plani ka qenë deri në fund të këtij viti të prodhohen rreth 35 të tilla në vlerë të përgjithshme prej rreth 2 milionë euro.
Verica Pavlovska

