Fejzi HAJDARI
I mësuar nga praktikat e deritanishme, respektivisht të skenarëve të errët me nuanca anshqiptare (të nëjpasnjëshëm), kam frikë se rasti Dugolli, nga qeveria Ahmeti-Gruevski, mund të përdoret pikërisht në këtë funksion!.
Nuk dua që Gafur Dugolli, pjesëtar i FSK-së, të bëhet (të jetë) obejkt i pazareve, të tipit: “Na i lironi ose jipni këta, që tua lirojmë këtë!?”. Ky ‘pazar’ eventual, do të ishte nëncmimi dhe ofendimi më i madh, që do të mund t’i bëhej shqiptarëve të këtushëm (jo edhe partisë së Ali Ahmetit), por edhe autoriteteve kosovare. Nuk është larg mendësh që një kushtëzim i këtillë të përdoret edhe me këtë rast, gjithnjë duke u bazuar ne eksperiencat e deritanishme të autoriteteve maqedonase (ku bënë pjesë partia shqiptare), kur janë të pyetje shqiptarët e cilësdo hapësirë etnike. Nga këto momente dhe veprime stereotipe, më alarmues e shqetësues, është roli i i faktorit politik shqiptar në qeveri, sidomos (mos)ndikimi i tij në këto vendime dhe veprime permanente që kanë nuanca (pa e tepëruar) antishqiptare. Është interesante se shqiptari i thjeshtë në Shkup-Maqedoni, është i prirë që problemet e këtij lloji t’i shikoj nga prizmi i pasojave dhe jo shkaqeve.
Me fjalë të tjera, pse për të tilla veprime, asnjëherë, ama asnjëherë, nuk kërkohet direkt faji respektivisht përgjegjësi (llogaridhënia) nga shqiptarët politikë në qeveri? Cili është roli i tyre në këto raste, kur shqiptarët malltretohen, paraburgose e burgosen, vetëm e vetëm pse janë shqptarë? Pse heshtin edhe opozita shqiptare? Pse nuk dalin me press-konferenca, për të kërkuar llogari dhe shpjegim e sqarim për rastet e tillë, sidomos për rastin konkret – “rastin Dugolli”!
E keni parë se sa lehtë autoritet maqedonase, ku bënë pjesë edhe partia shqiptare BDI, vendosin për lëndë që kanë të bëjnë me shqiptarët? Mendoj se përderisa nuk do të mësojmë RREGULLIN NUMëR NJë – Të KëRKIMLLOGARISë nga partia shqiptare në qeveri, gjithmonë do të ndodhin rastet e shqiptarëve, pavarësisht se në ç’vend? BDI-ja, urgjentisht duhet të japë SQARIM që sot, se c’bëhet me rastin Dugolli. Nesër do të jetë shumë vonë, sepse ky rast na ka goditur të gjithë shqiptarëve, sikurse neve këndej kufirit, poashtu edhe ata përtej kufirit. Opozita shqiptare nuk mund të shfajësohet aspak nga neglizhenca dhe inferioriteti.
Me një mobilizim minor (periferik), të faktorit politik në qeveri, dhe me reaagimin e njëzëshëm të opozitës shqiptare, jam i sigurt se Dugolli që të premten do të ishte liruar. Edhe më i sigurt jam se, Dugolli u paraburgo pikërisht në saje të mosangazhimit të politikës shqiptare. Kjo nuk na bënë nder neve shqiptarëve të Maqedonisë. Skuqem kur më përfytyrohet ky realitet i hidhur ndërshqiptar!