23 November
Shtatë herë mbi të lejuarën në Tetovë, ndërsa deri tetë herë në Lisiçe të Shkupit… Ky është përqendrimi i grimcave PM10 që kapën instrumentet matëse të Ministrisë së mjedisit jetësor. Ashtu si çdo dimër, problemi i ndotjes së madhe të ajrit na trokiti në derë. Pushteti qendror dhe lokal thonë se janë gati të ndërmarrin masa jopopullore për të trajtuar ndotjen e ajrit. Nuk do të ketë çift-tek, por do të ketë kufizime të tjera në trafik, njofton Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.
Ne nuk mundemi ta pastrojmë ajrin në qoftë se vazhdojmë të vozitemi me të njëjtin intensitet, dhe në të njëjtën mënyrë i përdorim automjetet tona. Nuk mund ta zgjidhim ndotjen e ajrit në qoftë se vazhdojmë në të njëjtën mënyrë t’i ngrohim shtëpitë tona. Nuk mund ta pastrojmë ajrin në qoftë se jemi të papërgjegjshëm në kantieri apo nuk kryejmë inspektime të mjaftueshme- deklaroi Petre Shilegov, Kryetari i Shkupit.
Duhet të veprojmë në të gjitha fushat: ndërtimtari, transport, ngrohje të amvisërive, industrisë, thotë zëvendësministri i Mjedisit jetësor, Jani Makraduli.
Nëse nuk do të ndërmarrim masa në të gjitha fushat, ky proces nuk do të ketë sukses. Prandaj do të ketë masa jopopullore, por këto masa duhet të prodhojnë rezultate- deklaroi Jani Makraduli, zëvendës ministër i Mjedisit Jetësor.
Duke pasur parasysh se faktor kryesor i ndotjes së ajrit është përdorimi i gjerë i druve për ngrohje të shtëpive, profesori Konstantin Dimitrov, rekomandon gazifikimin urgjent dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore.
Ngrohja qendrore në vendet ku kemi konsum të madh të ngrohjes, të jetë ekonomikisht e arsyeshme, gazifikimin e vendeve ku kemi arsyetim ekonomik për sistemet e ngrohjes qendrore…- tha Konstantin Dimitrov, MACEF.
Maqedonia renditet e dyta në Evropë, pas Bullgarisë, për nga numri i personave të vdekur para kohe si pasojë e ndotjes së ajrit.
Mirko Trajanovski

