01 Dhjetor
Vetëm një pjesë e vogël nga tre mijë punëtorët e falimentuar arritën të marrin vendime për kompensim, gjegjësisht siguruan të ardhura prej 120 euro. Ata thonë se kjo shumë është e vogël për standardit jetësor, por të paktën tani kanë një shumë minimale të sigurt.
12 vite nuk kam kurrfarë kompensimi dhe tani jam e kënaqur me këtë”
Këto mjete nuk janë aq të mjaftueshme, por megjithatë me këto disi do mund t’ia dalim- thonë punëtorët e falimentuar.
Dy mijë punëtorët tjerë të falimentuar nga gjithsej 3 mijë, do duhet të presin ndryshime përmes amendamenteve të ligjit ekzistues që të mund t’i marrin paratë nga shteti.
Nëse nuk ka ndërprerje të marrëdhënies së punës gjatë procesit të privatizimit, do duhet të shkojmë me ndryshime urgjente përmes amendamenteve. Tani neni qartë thotë që duhet të ndërpritet marrëdhënia e punës në ndërmarrje me pronësi shtetërore sepse kjo është ideja e vetë ligjit- deklaroi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Drejtoresha e Agjencisë së punësimit, Biljana Jovanovska, thotë se të falimentuarit kanë afat deri në shtator që të dorëzojnë kërkesë për kompensim.
Kompensimi në para do paguhet në mënyrë retroaktive, pra, duke u kthyer dhe llogaritur nga data kur është bërë kërkesa- deklaroi Biljana Jovanovska, drejtoreshë e Agjencisë së Punësimit.
Në ligj janë përfshirë të gjithë të punësuarit të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në ndërmarrje me pronësi dominuese shtetërore pas 1 janarit të vitit 1995 e deri më 31 dhjetor 2016.
Verica Pavllovska

