Alsat-M 2019-05-30T11:41:50+02:00
Pas publikimit të bombave të mbrëmshme nga personi i identifikuar si “El Cheka” në profilin e tij në Fejsbuk, dëgjohen shumë nga përgjimet ku pretendohet të jenë duke biseduar krerët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pesë nga bombat e publikuara janë biseda që zhvillohen në gjuhën shqipe, derisa në përshkrimin e secilave prej bombave thuhet se bisedojnë funksionarë të BDI-së, si Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe Bekir Asani.
Njëra nga bombat e ashtuquajtura është zhvilluar në gjuhën maqedonase dhe si theksohet në përshkrim thuhet se flasin funksionarë të lartë të MPB-së, bëhet fjalë për ish-ministren e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov të cilët flasin për ish-zv/ministrin e MPB-së se si ai ka kërkuar nga Blerim Bexheti të dënojë pjesëtarë të MPB-së, të njësitit ALFA, ku sipas Mijallkovit dhe Jankullovskës, kishin shërbyer me dinjitet gjatë kërkimit për armë të paligjshme tek personi i quajtur Sheval.
“Budallallëku i BDI-së nuk ka fund, më paskan zbuluar? Mirëpo, në profilin tim janë foto e mia personale! Edhe këtë e quani kriminalitet! Derisa vrasjet e ushtarëve të UÇK-së dhe dhe Shqiptarëve nuk janë kriminalitet?
Do të ngritni padi penale? Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Amerikën!” – shkruan El Cheka në profilin e tij.
El Cheka gjithashtu mbrëmë ka publikuar video live, ku shihet qartë fytyra e tij.
Loading…




