Pas bastisjes së djeshme në tetë lokacione në Prilep është siguruar dokumentacioni i plotë për funksionimin financiar në spitalin e Prilepit nga viti 2020 e deri më sot. Tani dokumentacioni do të analizohet, thonë nga Prokuroria Themelore Publike. Është formuar lëndë në fazën parahetimore së bashku me Policinë financiare.
“Pas bastisjes tek personat e dyshuar në tetë lokacione është siguruar dokumentacion. Janë duke u kryer kontrolle edhe në tenderë dhe në dokumentacionin e përgjithshëm kontabël. Është siguruar edhe dokumentacion material si dëshmi”, thotë prokurori themelor publik i Prilepit, Stevço Binoski.
Nga Prokuroria, për shkak parahetimit, nuk është zbuluar se për sa persona të dyshuar bëhet fjalë, vetëm se janë më shumë.
Bastisjet në tetë lokacione në Prilep dhe procedura parahetimore janë për shkak të dyshimit për vepër penale – keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar në lidhje me punën financiare të spitalit të përgjithshëm me juridiksion të gjerë në Prilep, ndërsa analizohet dokumentacioni prej vitit 2020 deri sot.
Nga Spitali thonë se për momentin po punojnë në zhbllokimin e llogarisë, ndërsa borxhet aktualisht janë rreth 100 milion denarë që është gjysma e situatës më shumë se gjashtë muaj më parë.