Kanë qenë 1.560 prova të prezantuara nga Prokuroria Speciale Publike, e bënë që gjykimi për rastin ‘Trust’ të zgjasë me orë të tëra. Në këtë rast, i dyshuar kryesor është biznesmeni Sead Koçan, dhe dy afaristë të tjera, ndërsa në padi janë përfshirë edhe kompanitë ‘Transmet’, ‘Sileks’ dhe ‘Vato’, të cilët dyshohen se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë fituar tender në vlerë prej mbi 17 milionë eurove.
Pjesë e provave të cilat PSP ia dorëzoi gjykatës dhe palës mbrojtëse, janë edhe tre biseda telefonike të papublikuara deri më tani mes ish drejtorit të ELEM dhe ish sekretarit gjeneral të qeverisë, Kirill Bozhinovsk.
Disa nga provat materiale ishin në gjuhë të huaj, andaj mbrojtja kërkoi që të njëjtat të jenë të përkthyera para se t’u dorëzohen atyre. Prokuroria vepse i kishte përkthyer një pjesë, dërsa thanë se pjesën tjetër të do ta dorëzojnë në vazhdim. Sot duhej që në gjykatë të paraqitet edhe dëshmitari i dytë, Vasill Ristovski i firmës “Sileks jometale’, por ai nuk mundi të dëshmonte për shkak të kohës.

