Në sallën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, para studentëve dhe mysafirëve tjerë, mbajti një ligjëratë autori i librit “Mashtrimi i madh”, Bardhyl Mahmuti. Promotori Ylber Sela, tha se ky libër paraqet përpjekjen më serioze deri më tani për t’iu kundërvënë me fakte dhe argumente shkencore propagandës serbe për luftën e UÇK-së në Kosovë. Ndërsa, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, theksoi rëndësinë e argumentimit shkencor historik të të vërtetave gjatë luftës së fundit në Kosovë, për të cilën makineria propagandistike e Beogradit, thuri mijëra gënjeshtra, me qëllim të manipulimit të opinionit vendor dhe ndërkombë- tar. Bardhyl Mahmuti sqaroi se këtë libër e ka shkruar i motivuar nga publikimet e aranzhuara nga regjimi i Millosheviqit dhe aleatët e tij, të cilët tentonin që luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës ta paraqitnin si një ndërmarrje kriminale. Pretendimet e Karla del Pontes, Dik Martit e të tjerëve, për gjoja shitje organesh e të ngjashme, ishin në funksion të mbulimit të krimeve dhe gjenocidit që bëri pushtuesi serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Andaj, sipas Mahmutit, argumentimi në mënyrë shkencore i gjenocidit serb në Kosovë, ishte një nga synimet kryesore të këtij libri, i cili tashmë është pjesë e shumë bibliotekave të njohura botërore.Promovohet lib
Data 20.05.2026
Aktuale
- E goditi qëllimisht me xhip dhe tentoi ta sulmonte, 29-vjeçari përfundon në spital
- Ra në pusetë, të premten varroset Donikë Gocaj që humbi jetën në ShBA
- Konjufca e quajti frizerkë, reagon Vjosa Osmani
- Vendosen edhe 6 sensorë matës në Dibër
- Kasami: VLEN-i nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit Meidani
- BDI: Keqtrajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, janë dëshmi e një skandali institucional
- Gjysmë milioni euro u gjetën në një bunker në një minibus në pikën kufitare Tabanoc
- VIDEO/ Shisnin kokainë dhe hashash afër shkollave, çmontohet grupi kriminal, 9 të arrestuar dhe 3 në kërkim! Ja çfarë u sekuestrua gjatë kontrolleve

