Prokuroria jep detaje rreth aksidentit në Rahovec ku humbi jetën një person

Prokuroria jep detaje rreth aksidentit në Rahovec ku humbi jetën një person

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se mbrëmë, me datë 20.05.2019, rreth orës 19:45, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Lexo po ashtu:

“Aksidenti ka ndodhur në komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Fortesë, në mes dy veturave “VW- Passat” dhe “Mercedes”, ku shkaktar i aksidentit ishte vetura “Passat”, dhe personi që ishte pasagjer, N. Sh., rreth moshës 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi i cili voziste këtë veturë N.B., ka pësuar lëndime trupore dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa A.K., i cili ishte me veturën “Mercedes”, nuk ka pasur lëndime dhe pas intevistimit i njëjti është liruar”, thuhet në njoftim.

Prokurori kujdestarë bashkë me policinë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhetrupi i pa jetë iu është dhëne familjarëve me kërkesë të tyre. /Telegrafi/

TAGS