Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë janë mbledhur gjurmë nga vendi i aksidentit që ka ndodhur dje në rrugën Kërçovë- Makedonski Brod në të cilën jetën e ka humbur një foshnje tremuajshe. Vijon ekspertiza e tyre, si dhe ekspertiza teknike në trafik për konfirmimin e rrethanave për ngjarjen, kumtoi PPRM-ja. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën magjistrale Kërçovë-Makedonski Brod në të cilën jetën e ka humbur një foshnje tremuajshe, ndërsa pesë persona janë lënduar rëndë. Menjëherë pas aksidentit, prokurori publik në kujdestari nga PTHP Kërçovë dhe ekipi mbikëqyrës nga MPB-ja kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, siç është theksuar në kumtesën e Prokurorisë, aksidenti ka ndodhur kur shoferi i automjetit motorik të udhëtarëve i markës “Golf” me targa të Ohrit që ka lëvizur nga Makedonski Brod drejt Kërçovës, ka tentuar për ta tejkaluar automjetin transportues – me tërheqje i markës TAV me targa të Kërçovës. Gjatë tejkalimit, automjeti Golf është përplasur në automjetin motorik “Alfa Romeo” me targa të Sllovenisë, që vinte nga ana e kundërt. Në vendin e ngjarjes nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë foshnja tremuajshe. Udhëtarët e dy automjeteve motorike me lëndime të rënda trupore janë transferuar në institucionet mjekësore për dhënien e ndihmës së mëtutjeshme.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në
- Adelina Thaqi: Një thirrje për drejtësi dhe dorëheqje


