Procedurë hetuese kundër të dyshuarit të fundit në rastin “Mali” vazhdon pas privimit të djeshëm nga liria të personit nga fshati Gërçec, i cili u kërkua me urdhërarrest qendror më shumë se tre vjet për shkak të dyshimit për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, kumtojnë nga Prokuroria publike.
“Nga shtatori i vitit 2021 deri në gusht të vitit 2023, katër prej të dyshuarve, përfshirë edhe të dyshuarin e parë, janë privuar nga liria, pas çka ka vazhduar procedura hetimore ndaj tyre. I vetmi person i padisponueshëm ishte personi që u arrestua dje”, thonë nga Prokuroria.
Nga Prokuroria thonë se të dyshuarit janë dënuar ligjërisht me burgim nga 3 deri në 8 vjet, shtojnë se një i mitur është dënuar me masë edukative nga 1 deri në 5 vjet, ndërsa për tre persona është dhënë urdhër që të ndërpritet hetimi. Procedura hetimore për rastin “Mali” u hap në mars të vitit 2021 ndaj 28 anëtarëve, të siç thonë nga Prokuroria, dy rrjeteve të organizuara kriminale.