Alsat-M 2019-05-31T14:46:08+02:00
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka zgjeruar akuzën për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Komunikata e prokurorisë nuk përmban emra e as iniciale, por Alsat mëson se në akuzën e zgjeruar, në cilësinë e organizatorëve dhunës janë përfshirë Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski, Mile Janakievski dhe Vlladimir Atanasovski. Akuza është ndërprerë për Nikolla Boshkovskin dhe Nikolla Gruevskit për shkak të mungesës së tyre para organeve hetuese në vend. Prokuroria dyshon të akuzuarit se në çerekun e parë të vitit 2017, si pasojë e dështimit të negociatave për formimin e Qeverisë, këta persona kanë planifikuar sulme të dhunshme me qëllim parandalimin e formimit të shumicës së re parlamentare.
Hetimet kanë dëshmuar se të akuzuarit, në fillim të 2017, pas dështimit të negociatave për të formuar Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që ta cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit, kanë hartuar dhe realizuar plane me qëllim pamundësimin e pranim-dorëzimit të pushtetit tek shumica e re parlamentare. Për këtë qëllim, të akuzuarit i kanë organizuar dhe mbështetur me mjete financiare protestat masive, fillimisht para KSHZ-së, ndërsa më pas ato nën moton “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend. Të akuzuarit kanë angazhuar të gjithë strukturën dhe mjetet partiake për arritjen e qëllimit të tyre”. – theksuan nga Prokuroria Publike
Sipas padisë, në selinë e një partie politike, dy të akuzuar në vazhdimësi e kanë mobilizuar anëtarësinë në Shkupë dhe qytetet tjera për sulmin në Kuvend. Njëri nga të dyshuarit, për të cilin është ndërprerë procedura, me veturë të DSK-së, në afërsi të spitalit të qytetit ka sjell armë dhe jelekë antiplumb për personat që kanë protestuar dhe kanë ditur të përdorin armët”.
Në akuzën për organizimin e dhunës është përfshirë edhe akti i dy të punësuarve në DSK të cilët pas natës kritike kishin tentuar t’i marrin incizimet nga kamerat e sigurisë me qëllim shkatërrimin e gjurmëve. Gjykatësi i procedurës hetimore siç mëson Alsat ka propozuar që Spiro Ristovskit dhe Vlladimir Atanasovskit masa e paraburgimit t’i shndërrohet në arrës shtëpiak, ndërsa Mile Janakievskit t’i Vazhdohet arresti shtëpiak. Ndaj Trajko Veljanovskit nuk janë kërkuar masa për shkak të imuniteti të deputetit. Zgjerimi i akuzës për 27 prillit vjen pikërisht në datën të cilët e kishte paralajmëruar prokurorja Vilma Ruskoska pas dënimit të të akuzuarve të parë për cenim terrorist të rendit kushtetues.
Adrian Kerimi
Loading…



