06 November
Qeveria akoma nuk ka futur në seancë qeveritare emrat e dy kandidatëve për kryeprokurorë të cilët javën e kaluar u dorëzuan në organin ekzekutiv nga Këshilli i Prokurorëve Publik. Burime qeveritare nuk bëjnë të ditur se në cilën seancë qeveritare do të vendoset për kryeprokurorin e ardhshëm, i cili më pas duhet të dorëzohet në Kuvend. Jozyrtarisht mësohet se favorit kryesor për postin e prokurorit të ri republikan është prokurori me përvojë Lubomir Joveski, i cili është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik. Për emërimin e Prokurorit Publik Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.
Alsat-M

