Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa u përket pritjeve në pikat e kalimit kufitar.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdar për të dalë nga Kosova po pritet deri në pesë orë.
Kolona janë krijuar edhe në pikën tjetër kufitare, Muçibabë qytetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.
Ndërsa, te Dheu i Bardhë qytetarët janë duke pritur deri në një orë./Telegrafi/
Shiko foton: