Alsat 2019-08-04T15:28:14+02:00
Ministria e Brendshme ka arrestuar pesë punonjës policorë nga stacioni për kontrollin e vijës kufitare në Bogorodicë. Pjesëtarët e uniformave blu janë arrestuar mbi bazën e dyshimeve për mit marrje. Kontrolli i Brendshëm në kuadër të MPB-së gjatë zbatimit të aksionit ka gjetur para dhe pije alkoolike.
Tek nëpunësit policorë janë gjetur para, deviza dhe denarë dhe pije alkoolike. Shuma e parave të gjetura arrin në 822 euro. Pesë policët janë arrestuar dhe së bashkë e dëshmitë materiale do të dorëzohen në prokurorinë përgjegjëse – tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.
Pesë punonjësit policorë i takojnë moshës nga 36 deri në 50 vjeç. Pas arrestimit të njëjtit janë dërguar në stacionin policorë në Strumicë. Mbi bazën e dyshimeve, aksioni i policisë është zhvilluar bashkërisht me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Javën e kaluar policia zbatoi aksion të njëjte në pikën kufitare Tabanovc ku nën dyshimet për mit marrje u arrestuan dy doganier. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që rastet e ngjashme t’i paraqesin në polici me qëllim parandalimin e mit marrjes nga personat zyrtarë.
Adrian Kerimi
Loading…



