Një aksident i pazakontë ka ndodhur në rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të Vlorës.
Raportohet se një mjet tip Porsche ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi marramendëse.
Drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin duke përplasur edhe 5 makina të tjera.
Një nga automjetet shihet i përmbysur, ndërsa një makinë tjetër e shkatërruar plotësisht.
Në vendngjarje dëmet materiale janë të shumta, ndërsa si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i Porsche.