Alsat 2019-08-05T11:08:14+02:00
Dy fëmijë janë goditur nga makina në lëvizje gjatë ditës së djeshme në rajonin e Pollogut. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Kallnik të Tetovës, ku një makinë e tipit BMV, me targa italiane, ka goditur një fëmijë nga fshati Bogovinë, i cili ka përfunduar me lëndime të rënda. Fëmija është dërguar menjëherë e Tetovës, ku edhe është shtruar për përkujdesje mjekësore.
Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Çegran – Gostivar, kur po ashtu një makinë në lëvizje e tipit golf, e drejtuar nga 50 vjeçari I.D nga Çegrani, ka goditur një fëmijë duke i shkaktuar lëndime trupore. Fëmija është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar për përkujdesje mjekësore, ndërsa ndaj të dyja rasteve, është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e plotë tyre, njoftojnë nga Sektori i Punëve të brendshme i Tetovës.
Loading…


