Katër persona të maskuar kanë sulmuar dhe plaçkitur një banor 26-vjeçar të fshatit Haraçinë, pardje në mbrëmje, në parkun e Gazi Babës. B.N. (26) dje pasdite në Stacionin policor Gazi Babë ka paraqitur se pardje rreth orës 21, derisa ka lëvizur në parkun e Gazi Babës, është plaçkitur nga katër persona të panjohur të maskuar. Sulmuesit e kanë ndalur dhe njëri prej tyre e ka goditur me mjet të hekurt në pjesën e kokës, ndërsa tjetri e ka kapur për rripi dhe e ka tërhequr në tokë, pas çka është alivanosur. Kur iu është kthyer vetëdija, ka vërejtur se në xhepin e xhinseve nuk e ka portofolin në të cilin ka pasur 600 euro dhe 3.000 denarë, informon Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt ditor. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave./koha
Data 22.08.2026
Aktuale
- Aco Velkovski për pagat dhe koston e jetesës: “420 + 600 – 1.130 = ?”
- Qeveria pazar me Bankers? Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh
- Bastisje në Tetovë dhe Gostivar: Armë, municion dhe drogë, disa persona të arrestuar
- Rritje e ndjeshme e importeve në Kinë
- ‘Sifi, dil ku je?!’/ Baçi: Pse u zhduk Josif Gorrea nga protestat e Divjakës?
- Bastisje në Veles, gjendet drogë, privohet nga liria një person
- Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion
- Nusja nga Tetova e rreh vjehrrën në Gostivar, arrestohet nga policia


