07 September
Në të gjithë Maqedoninë vetëm 25% e nxënësve fillorist, janë të aftë që të lexojnë dhe kuptojnë tekstet shkollore, përqindje kjo që tregon qartë se filloristët nuk e kalojnë as mesataren e njohurive arsimore të caktuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. “Pesë në ditarë – Njësh në PISA” u quajt tryeza e rrumbullakët ku u diskutua për këtë problem. Duke i ditur rezultatet, me kënaqësi dhe keqardhje e kishte pranuar ftesën Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska. Ajo e fajëson Qeverinë paraprake për mos ndërmarrjen e masave për përmirësimin e arsimit, ndërsa thotë se do i duhet një periudhë më e gjatë kohore për përmirësimin e gjendjes!
Jam e shqetësuar për shkak të rezultateve të dobëta të arritura në vazhdimësi nëpër testimet ndërkombëtare dhe për mos marrjen e masave për përmirësimin e të njëjtave. Periudha deri në testimin e ardhshëm është me të vërtetë e shkurtër për të bërë ndryshime të mëdha pozitive në arsim – deklaroi Renata Deskosa, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Për ambasadorin e Britanisë së Madhe Çarls Garet rezultatet e dala nga PISA janë shqetësuese. Megjithatë Garet tha se përmes debatit produktiv dhe bashkëpunimit të Qeverisë me OJQ-të, mund që të vijë deri në përmirësimin e arsimimit.
Nuk më takon mua si Ambasador i Britanisë që të ju them se cilat politika ose cilat masa duhet t’i ndërmerrni. Debatet e Maqedonisë duhet të iniciohen nga qytetarët. Sidoqoftë, ajo që ne mund të bëjmë është që hapur të mbështesim debatet e këtilla këtu në Maqedoni. Ne mund të mbështesim shoqërinë civile që të punojnë për zhvillimin e shoqërisë dhe mund ta mbështesim qeverinë tuaj që të bashkëpunoj me këto organizata kur bëhen planet strategjike – tha Çarls Garet, Ambasador i Britanisë së Madhe.
Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Studenteve-PISA, për shkencë, lexim dhe matematik, i radhitë filloristët e Maqedonisë në vendin e tretë nga fundi në rang listën botërore. Shkaktarë i këtij dështimi, sipas tyre del të jetë metoda e vjetër e zhvillimit të procesit mësimor, mungesa e programeve adekuate mësimore, mësimi për nota e jo për dijeni, etj.
Besian Leka

