9:28 | 10 Tetor 2019
09:28 | 10 Tetor 2019
Cech është kthyer nga pensionimi, për të nënshkruar me një skuadër të hokejit në akull.
37 vjeçari është duke provuar që të lë gjurmët e tij në një tjetër sport, vetëm pak muaj pasi njoftoi pensionimin nga futbolli.
Ish anëtari i Chelsea dhe Arsenal, ka nënshkruar me skuadrën e Guildford Phoenix, ku do të debutoj të premten (nesër), transmeton lajmi.net.
Cech ishte stërvitur me këtë skuadër gjatë muajit gusht, kur postonte fotografi në rrjetet sociale.
Ish anëtari i kombëtares së Çekisë u pensionua nga futbolli sezonin e kaluar, kur vishte fanellën e Arsenal. /Lajmi.net/