Memedali Jusufi
Ne nje ankete nderkombetare qe eshte bere kohen e fundit, rezullton se popujt qe jetojne ne Maqedonine e Veriut, jane nder popujte me te palumtur te rajonit .
Kjo pyetje shtrohet shpesh dhe na gërryen pafund sepse duket sikur nuk ka përgjigje. Ose edhe kur ka, është e përkohshme apo e pjesshme. Sa herë ju ka ndodhur të pyesni veten dhe menjëherë t’i referoheni momenteve kur keni blerë diçka, keni marrë apo arritur atë çfarë keni dëshiruar, keni qenë diku ku vërtet jeni ndjerë e/i lumtur. Pra, me fjalë të tjera, gjithshka që ka qenë jashtë jush ka shkaktuar lumturinë tuaj! Dhe kjo është ajo çfarë keni dëgjuar apo ju është thënë gjithmonë. Dhe kjo na bën të pafuqishëm pasi jemi gjithmonë në pritje të diçkaje që të ndihemi të lumtur.
NJe mik imi thoj ; ne nuk mund te pretendojme te jemi te lumtur gjithmone, ajo me e shumta qe mund te marrim nga jeta eshte pjes te lumturise.
Çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, 20 Mars, Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së publikon Raportin Botëror të Lumturisë.Në edicionin e vitit 2025, Finlanda kryeson sërish listën e vendeve më të lumtura në botë – për të tetin vit radhazi.
Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera nordike, si Danimarka, Islanda dhe Suedia, zunë gjithashtu vendet e para. Renditja u bazua në shkallën e kënaqësisë së ndjerë nga qytetarët e vendeve të ndryshme.
Maqedonia e Veriut eshte e 88 ne liste, nderkohe Afganistani (147) është sërish i fundit në listë. Pas tyre vijnë: Sierra Leone (146), Libani (145), Malavi ( 144) dhe Zimbabve (143). KOsova renditet e 29 ne kete liste , Shqipëria në vendin e 89.
Raporti shqyrton parametra të tillë si PBB për frymë, mbështetja sociale, jetëgjatësia e shëndetshme, liria, bujaria dhe perceptimet e korrupsionit.
Shtetet e Bashkuara ranë në vendin e 24-të, më i ulëti ndonjëherë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është në vendin e 23-të, me vlerësimin mesatar më të ulët që nga viti 2017.
Cfare eshte LUmturia?
Lumturia është një ndjenjë ose gjendje kënaqësie, gëzimi i madh që përjetohet nga njeriu.
Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën tone.
Që lumturia është brenda nesh dhe ne mund ta gjenerojmë atë pavarësisht se çfarë perceptojmë si lumturi me anë të 5 shqisave? Se lumturia është një gjendje e cila mund të krijohet kurdoherë prej nesh, pavarësisht rrethanave?
Për t’jua vërtetuar do t’ju kërkoja për disa minuta të mbyllni sytë dhe të merrni frymë thellë, disa herë – frymëmarrje dhe frymënxjerrje. Përqëndrohuni në trupin tuaj dhe ndjeni frymëmarrjen. Mendoni për një moment që jeni fatlumë dhe po merrni frymë! Relaksojeni mendjen dhe trupin… Tani do doja të ktheheshit pas në kohë në momentin tuaj më të lumtur. Për dikë është përfundimi i studimeve; ardhja e fëmijës në jetë; një udhëtim i paharruar; puna e dëshiruar; hyrja në shtëpinë e ëndrrave… ju mendoni çfarë ju ka bërë të lumtur në ato momente. Silleni ndjesinë në këtë moment.
Pra lumturia eshte ne disa momente te jetes tuaj dhe pothuajse lidhet me momente gezimi dhe nuk ka nje ndjenje e perhershme qe mund te pretendojne disa studjues.
Çfarë keni ndjerë, emocionet, adrenalinën dhe kiminë, si keni folur, çfarë keni ndjerë në trup. Qëndroni për disa momente në ato emocione. Unë po buzëqesh tani që po shkruaj, sepse vetëm ndjesia e të menduarit për lumturinë më bëri të buzëqesh. Lejojeni këtë ndjesi të zmadhohet përtej zemrës dhe trupit tuaj. Jepini formën e dhomës, shtëpisë, qytetit apo shtetit ku jetoni. Ndoshta dhe kontinentit, universit… jepini jetë dhe ngjyra lumturisë tuaj… dhe merrni frymë normalisht duke lejuar ndjesinë të përcillet në çdo qelizë tuajën…
Rrini disa momente në atë thellësi qetësie dhe kur të jeni gati, relaksohuni dhe ndjeni trupin tuaj, karrigen ku jeni ulur… dhe gradualisht hapni sytë. A nuk ishte ndjesi e bukur së cilës do të donit t’i ktheheshit vazhdimisht? Lajmi i mirë është që mund të përsërisni këtë ushtrim sa here të doni, duke i dhënë ushqimin e duhur shpirtit tuaj.
Lumturia nuk është destinacion… që të shkoni dhe të jeni të lumtur. Këto janë gënjeshtrat tona që i besojmë gjithë kohës dhe pa kuptuar pse. Lumturia është gjendje, ndjesi që krijohet duke u fokusuar në atë çfarë duam të ndihemi dhe jo rrethanat, faktorët apo njerëzit. Natyrisht, këto të fundit i shtojnë një dimension tjetër dhe e bëjnë të perceptueshme, por në çdo moment ne jemi gjeneruesit e lumturisë sonë.