Policia e Durrësit ka arrestuar një 22 vjeçar, autor i aksidentit me vdekje të ndodhur një ditë më parë.
Sipas uniformave blu i ndaluari është shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.



