Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj komentoi edhe përgjimet e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, teksa tha se skandali KAYO tregon se si po keqpërdoret shteti për interes të kryeministrit Edi Rama.
Në intervistën që dha për News24, ai theksoi se edhe vetë Ron Yeffet e pranoi se është në vendin tonë për të bërë punët e këqija të Ramës.
“Nga skandali i KAYO-s shohim sesi keqpërdoret shteti në interes të një njeriu të vetëm. Roni Yeffet thotë me zë se është aty për punë të këqija të qeverisë. Tregon se si është shmangur gara, për të paracaktuar fituesit dhe për të plaçkitur Shqipërinë. Këtu kuptohet qartë pse mbyllën “News24” se godinën do ta marrë Rama me ortakët e tij. Ai ka shumë ortakë, që disa kapen dhe gjen ortakë të rinj. Edi Rama përdor pushtetin në interesin e tij”, tha ai.
Ai u ndal edhe te hetimet që po kryhen ndaj Belinda Ballukut, teksa tha se SPAK duhet t’i kërkojë sërish Kuvendit heqjen e imunitetit të saj.
“Kthesa e madhe në raport me drejtësinë, ka ardhur dhe kanë nxjerrë zbuluar Edi Ramën ditën kur u kërkua arrestimi i Belinda Ballukut. Deri aty Edi Rama s’ka kritikuar haptazi. Aty nxori fytyrën e vërtetë, se mbron dhe është me të korruptuarit. Hetimet për vilën e dytë i ka nxjerrë SPAK-u të dhënat.
Urojmë të vijë kërkesa në Kuvend. Ajo që po del hapur është se falë luftës kundër drejtësisë, kuptohet se Rama mbron të korruptuarit. Kjo e tregon dhe nga protestat dhe skandalet që ju kanë dalë në 6 muajt e fundit. Këtyre iu ka dalë boja. Ministra dhe deputetë ndiqen këmba këmbës dhe sulmohen me vezë. Kjo po ndodh se kanë kuptuar dhe se duhet t’i largojnë”, tha Shehaj.
The post Përgjimet e Ahmetajt, Shehaj: Skandali ‘KAYO’ tregoi se si keqpërdoret shteti! Balluku? Vazhdon të jetë zv kryeministre në hije! SPAK të kërkojë sërish arrestimin e saj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



