Prokuroria Themelore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka përfunduar aksioni “Vardari, ndërsa të dhënat flasin se janë arrestuar 10 persona.
Po ashtu janë sekuestruar para nga valuta të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe 500.000 euro.
“Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua para në vlerë prej rreth 500.000 euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1.800 sikla izraelite, 500 korona kroate, 10.000 lekë shqiptare, 1.000 korona suedeze dhe 25.000 rubla. Gjithashtu u gjetën rula të nxehta, presa, një makinë CNC për të bërë kallëpe dhe vula që përdoreshin për të bërë para të falsifikuara, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, armë, plumba, thasë me lëndë pluhuri me ngjyrë kafe dhe të bardhë, telefona, karta SIM, USB dhe një detektor për kartëmonedha të falsifikuara, hologramë, numërues parash, sende të tjera për falsifikimin e parave dhe laptopë që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të njëjtën kohë, dhjetë persona janë privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nga PTHP shtojnë se operacioni i sotëm vjen pas një operacioni të mëparshëm në gusht të vitit të kaluar, të kryer nga Prokuroria në Shkup dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, operacion ky që gjithashtu kishte të bëjë me falsifikimin e parave. Sipas njoftimit, operacioni i sotëm u mbështetet plotësisht nga EUROPOL dhe Projekti EUROJUSTICE . Njëkohësisht, në aksionin e sotëm në Republikën e Serbisë, janë kryer kontrolle në disa lokacione në Novi Pazar, Novi Sad, Sombor dhe Suboticë dhe janë ndaluar gjashtë anëtarë të grupit kriminal, si dhe janë sekuestruar 180.000 kartëmonedha euro të falsifikuara.
Data 02.10.2026
Aktuale
- Automjeti i MPB-së përfshihet në një aksident trafiku në Shkup, lëndohet një nëpunës policor dhe një bashkudhëtar
- Detajet e operacionit “top secret”/ Jo vetëm banesa e Ron Yeffet, BKH kontrolle në disa kompani dhe zyra, sekuestron dosjet te “Kayo”
- Rasti “Pulse”, Dejan Jovanovit i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë
- Ursula von der Leyen dhe Mickoski: Hapi i parë, dialogu me Bullgarinë
- Misioni Crew-13: Astronautët e NASA-s dhe SpaceX nisin udhëtimin drejt ISS
- Një grua 40-vjeçare nga Struga ka rrahur dhe grabitur një bashkëfshatar 81-vjeçar në shtëpinë e tij
- Prindërit në Butel denoncojnë: Mësuesja Kozareska fyen shqiptarët, të largohet
- Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të parë



