Më shumë se 20 minuta zgjati grindja mes kryetares së Komisionit për zgjedhje dhe emërime Marija Georgievska dhe zv.koordinatores së VMRO-DPMNE-së, Eli Panova. Që të dyja në të njëjtën kohë flisnin me ton të lartë. Panova kërkoi procuderale, Georgievska kërkonte nga ajo që të ndalë mikrofonin. Gjithçka filloi pasi që Georgievska ia dha fjalën Igor Zdravkovskit nga VMRO-DPMNE-ja, por në ndërkohë Panova kërkoi procedurale.
“Ju lutem që të ndalni mikrofonin…ju lutem ta ndalni mikrofonin. Mundësoni që të vazhdojë puna e Komisionit. Ju lutem zv.koordinatore që ta ndalni mikrofonin. Është e palejueshme që të paramendoni se mundeni në të njëjtën kohë që të flisni dhe ju ta udhëhiqni Komisionin. Ju lutem zv.koordinatore ta ndalni mikrofonin. “- dekalroi Marija Georgievska, kryetare e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.
Panova refuzoi që ta shkyç mikrofonin dhe me këmbëngulje kërkonte që t’i lejohet të flasë me procedurale. Akuzoi Georgievskën se me atë që nuk i lejon të flasë po e shkel Rregulloren.
“A kam unë të drejtë sipas Rregullores që të më lejoni të flas me procedurale? A kam të drejtë që të flas në mënyrë procedurale në përputhje me nenin 88 të Rregullores së këtij Kuvendi apo kjo Rregullore nuk vlen më për ju? D.m.th. ndoshta deri më tani unë do të përfundoja me procedurale. Pse jeni nervoze? Nuk ka nevojë të nervozoheni për Lubomir Jovevskin.”- tha Eli popovska, zv. koordinatore e VMRO-DPMNE-së.
Përndryshe në seancën e sotme duhej të debatohet për kandidaturën e prokurorit publik aktual Lubomir Jovevskit për gjykatës kushtetues. Debati për kandidaturën e tij ishte në rend të ditës në Komision që nga tetori, por për shkak të vërejtjeve të gjata procedurale edhe atëherë u ndërpre, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së për kryetaren e Komisionit, Georgievska, parashtruan edhe interpelancë për shkelje të procedurës.