Një nga komponentët e Instrumentit për ndihmë para qasjes (IPA) është zhvillimi rural. Për momentin, sektori bujqësor dhe rural maqedonas ballafaqohet me sfida të rëndësishme, lidhur me mundësitë për prodhimtari kualitative, konkurrenca nga tregjet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, shkaqet e përmirësimit të kualitetit të jetës në mjediset rurale, hapja e vendeve të reja të punës etj. Në këtë drejtim, është e rëndësishme përgjigja efektive dhe e mirë e institucioneve të shtetit gjatë krijimit të politikës adekuate bujqësore, akomodimi i rregullativës ligjore dhe reformat në institucionet publike. Por, në këtë proces jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme është mobilizimi i të gjithë aktorëve relevant të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte ndikojnë në sektorin bujqësor dhe rural. Kjo nismë e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe Rrjetit për Zhvillim Rural (MRR) është në këtë drejtim, ti vë në një vend aktorët gjegjësisht organizatat dhe institucionet, të cilat janë aktive në zhvillimin rural dhe projektet e tyre, me çka do të fitohet fotografi gjithëpërfshirëse të asaj që ndodh në zhvillimin rural në Maqedoni, u tha diskutimin e sotshëm, për zhvillimin rural lokat të Maqedonis, shkruan Almakos.
Sipas V. Dimkoviç, nga organizata Lider, tha se Maqedonia duhet të punojë në përmirësimin e gjendjes duke u lidhur me atë që e kërkon vendi.
“Duhet të krijohen vende pune dhe duket të zhvillohen mjedisi rural lokal, sepse shqetësimi më i madh në Maqedoni janë pjesët rurale. Ne jemi përpjekur që të bëjmë një lidhje mes sektorit publik, privat dhe sektorit civil në nivel lokal, ku edhe do të përfshihen të gjitha njësitë që do të punojë në përmirësimin e gjendjes duke u lidhur me atë që e kërkon vendi .Duhet të definohen strategjitë – qëllimet dhe prioritetet e strategjisë. Të formohen grupe pune, ku edhe do të stërviten, kjo është një veprim i mirë për të përparuar dhe zhvilluar vendet rurale, por për ti arritur këto nevoitet mbështetje financiare”, tha Dimkoviç, nga organizata Lider, në Maqedoni.
Ai shtoi se nga Ministria e Bujqësisë nuk është ofruar ndihmë e nevojshme.
“Në një periudhë tre vjeçare nuk kishte asnjë përkrahje nga kjo ministri, por shpresoj se edhe në bashkëbisedim me ambasadorin e Zvicrës, do të gjemë rrugëzgjidhje”, tha Dimkoviç
/D.K
Almakos. com

