Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, tha se në politikën e jashtme, ai si president ka ingerenca të ndërlidhura me Qeverinë, andaj edhe për shumë zhvillime, merren vesh që njëri të del dhe të jap qëndrim.
“Njerëzit mendojnë se veç duhet të del kryeministri, veçmas presidenti. Pra sipas meje, shteti i Maqedonisë kishte reagim për ngjarjet në Kosovë dhe mua nuk më bie kurora dhe të them se i pari i MPJ-së në emër të shtetit, e dha atë deklaratë”, tha Pendarovski, raporton SHENJA.
Pendarovski tha se ndjenjat e popullit maqedonas janë specifik ndaj Serbisë dhe kjo sipas meje ka tëq bëjë me jetesën e gjatë të përbashkët në Jugosllavi.
“Është e saktë se disa subjekte politike, disa po tentojnë që ta riciklojnë sjelljen, e autoriteteve jugosllave dekadën e fundit. Viteve të 86-90’ në ‘thojza’ me sukses e imitonim Millosheviqin dhe politikën e tij ndaj shqiptarët, ju kujtohet shfuqizoheshin paralelet shqipe, flas për Maqedoni, u rrënonin murrët në Haraçinë, ngase narativi ishte se vetëm me forcë mundemi ndaj shqiptarëve. Pas 91 vjen narativi tjetër dhe pas Marrëveshjes së Ohrit është e treta dhe e cila është më inkluzive. Po kam frikë se disa persona me impulset e Jugosllavisë së atërehshme mendojnë se është mënyra e vetme që t’i mbajmë të disiplinuar shqiptarët dhe të tregojnë solidaritet me botën serbe. Mendoj se më në fund duhet në praktik ta zbatojmë teorinë e presidentit Gligorov i cili ishte shumë i kritikuar, se duhet një distancë edhe në këto gjëra”, tha Pendarovski, raporton SHENJA.
Data 14.03.2026
Aktuale
- Nje bisedë/kujtim me të ndjerin Ilber Ortayli në Stamboll
- BDI edhe me një ‘non-paper’ drejtuar ndërkombëtarëve: Gjykata Kushtetuese po e destabilizon vendin
- E rëndë, 19-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët! Ja çfarë dyshohet
- Kryediplomati turk diskuton luftën në Lindjen e Mesme me homologët nga Spanja dhe Singapori
- Ambasada e Turqisë në Shkup dhe MATUSITEB organizojnë program iftari në Maqedoninë e Veriut
- Qeveria planifikon ndryshime në tetë ligje për shkak të dhunës ndaj grave
- FBI-ja greke bastis burgun famëkeq të Malandrinos ku vuajnë dënimet dhe shumë shqiptarë! Kontrollohen 16 qeli, edhe e Klodian Lekocajt, 4 të arrestuar! Zbulohen thika, celularë dhe…
- I riu shqiptar gjendet i pajetë brenda dhomës së resortit luksoz në Itali! Pranë shtratit pakot e ilaçeve të boshatisura, ja për çfarë dyshohet! Stafi trokiti në derë por…


