Alsat 2019-04-17T16:13:48+02:00
Kandidati për president i shumicës parlamentare Stevo Pendarovski tha se qytetarët me votën e tyre përveç se do të zgjedhin president, do të zgjedhin edhe për ekonomi më të mirë ose për stagnim. Sipas tij, me anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ekonomia do të përmirësohet dukshëm, gjë për të cilën ai premtoi se do angazhohet maksimalisht.
Loading…



