Marrëveshja e re për pajisjet e Ukrainës pritet të kalojë 10 miliardë dollarë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ndihet qartë i tradhtuar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, përveç afatit 50-ditor për përfundimin e luftës , në një kthesë mahnitëse 180 gradë njoftoi se do të sigurojë armët e kërkuara nga Kievi. Në një transaksion të paprecedentë, vendet evropiane të NATO-s do të blejnë sisteme moderne amerikane dhe do t’ia sigurojnë ato Ukrainës për mbrojtjen e saj dhe më gjerë.
Sipas burimeve të afërta me Shtëpinë e Bardhë, paketa përfshin sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, duke shënuar një kthesë drastike në qëndrimin e Trump ndaj luftës në Ukrainë.
Armë me fuqi të madhe goditëse: Nga Patriot te Tomahawk dhe ATACMS
Sipas burimeve nga Uashingtoni për mediat e huaja, në paketë përfshihen:
Raketa Patriot – Një nga kërkesat më urgjente të Ukrainës. Do të dërgohen deri në 17 sisteme Patriot nga një vend perëndimor (dyshohet Zvicra), që mund të përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen ajrore të Kievit dhe qyteteve të tjera strategjike.
Tomahawk – Raketa me rreze të gjatë veprimi (deri në 2,500 km) që tradicionalisht përdoren nga marina dhe forcat ajrore amerikane. Sipas burimeve diplomatike, Ukraina do të marrë një numër të kufizuar Tomahawk-ësh, të cilët do të përdoren për të goditur objektiva kritike ruse – një levë strategjike që mund të ndryshojë rrjedhën e luftës.
ATACMS (Atacams) – Raketa tokë-tokë me rreze veprimi mbi 300 km dhe kokë luftarake 500 kg. Ukraina i ka përdorur më parë, por pa lejen për të goditur brenda territorit rus. Trump tani po shqyrton jo vetëm shtimin e furnizimeve, por edhe autorizimin për përdorim të plotë të rrezes së tyre.
JASSM – Raketa ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, që mund të lëshohen nga avionët F-16 të ofruar nga partnerët evropianë. Këto raketa i japin Ukrainës mundësinë për të kryer sulme precize nga ajri në thellësi të territorit armik, përfshirë bazat ajrore strategjike.