Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka komentuar debatin publik nëse duhet ose jo të blihet një avion i ri qeveritar, duke e përshkruar me humor avionin aktual si “avioni i vëllezërve Rajt”.
Ajo tha se kolegët e saj presidentë nga rajoni e quajnë avionin qeveritar “avioni i vëllezërve Rajt”, pasi është më i vogli dhe më i vjetri.
“Çfarë mund të them? Le t’ju bëj të qeshni. Avioni ynë qeveritar quhet kështu nga kolegët e mi, sepse është më i vogli dhe më i vjetri”, u shpreh presidentja.
Sipas saj, përdorimi i avionit qeveritar në disa raste mundëson kryerje më funksionale të detyrave shtetërore dhe ndonjëherë është edhe më ekonomik sesa fluturimet komerciale. Megjithatë, ajo theksoi se shpesh ndjen dilemë kur detyrohet ta përdorë, pasi avioni është 25 vjet i vjetër dhe është blerë i përdorur.
Siljanovska-Davkova shtoi se një nga hendikepet më të mëdha është kapaciteti i kufizuar i avionit, i cili nuk lejon marrjen e gazetarëve gjatë udhëtimeve zyrtare.
Data 01.08.2026
Aktuale
- SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028
- Zbardhet pasuria milionëshe e Ermal Beqirit në Francë/ Mbi 2 mln euro në banka, bleu kështjellë 2.6 mln euro, 2 apartamente dhe…
- (VIDEO) Zejtarët e Çarshisë së Vjetër ruajnë traditën brez pas brezi
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO-DPMNE shkëmbejnë akuza për krizën me ujin
- (VIDEO) Mickoski: Hetimi për ujin në Gostivar do të zgjerohet
- Spartak Ngjela sulmon Ferit Hoxhën: Vetëm agjentët e Beogradit mund ta pranojnë hapjen e konsullatës serbe në Shkodër
- Policia arreston 18 shoferë brenda 24 orëve, 17 prej tyre pa patentë
- Shiten të gjitha biletat e “Sunny Hillit”



