’Po çka na intereson neve për Kosovën ‘’, mund të themi, por nuk po i themi. Sepse: ‘’Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi’’.
Deri dje ne ishim ndër shtetet e para që e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Por edhe sot, dëshirojmë që ti paralajmërojmë vëllezërit kosovar, kundër rrezikshmërisë nga Fetullah Gyleni. Me këtë qëllim të strukturimit të Kosovës, të organizuar nga kjo lëvizje e dëmshme, duke e përfshirë: arsimimin, politikën, mediat dhe tregtinë, ne do ti cekim këto qëllimë një nga një.
Shqipëria është baza themelore e Fetullah Gylenit në Ballkan. Meqë me Shqipërinë i kanë marrëdhëniet e ngushta, Kosovën janë duke e mbajtur për rezervë. Për punët e saja të pista dhe të errëta, Gyleni është duke e parë Kosovën ashtu si një pëlhurë indiane që është e padukshme (material i padukshëm).
Kosova ende është një shtet në ndërtim e sipër. Politikat e saj, drejtësia dhe ekonomia, ende drejtohen nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një gjendje ekonomike të vështirë dhe jo të mirë. Të ardhurat e popullsisë janë shumë të ulëta. Për kundër kësaj, korrupsioni dhe ryshfeti janë shumë të përhapur. Meqë gjendja është kështu, edhe Gyleni përsafërmi është i interesuar për këtë shtet.
Edhe hapat e para të Gylenit në Kosovë, janë hedhur pas mbarimit të luftës në Kosovë me 1988-99 dhe të ndërhyrjes nga ana e NATO-së. Më herët disa anëtarë (grupe) të Gylenit, të cilët morën pjesë me rolin e tyre në strukturimin e Shqipërisë, duke ardhur edhe në Kosovë, filluan funksionin e rolit të tyre në strukturimin e këtij shteti. Ashtu sikurse në çdo shtet tjetër, edhe në Kosovë u fshehën nën maskën e arsimimit.
Hapat e para në drejtim të arsimimit (edukimit) në Kosovë, i kanë hedhur në vitin 2000 në kryeqytetin e Prishtinës, me themelimin e shkollës së mesme të emërtuar: Kolegj Mehmet Akif Ersoj. Pas dy viteve kanë filluar që ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre duke e themeluar edhe programin e edukimit fillor, Internacional School of Pristina-ISP (Shkolla Ndërkombëtare e Prishtinës-ISP). Këto shkolla u hapën (themeluan) në disa qytete të Kosovës: në vitin 2006 në Prizren, në vitin 2010 në Lipjan dhe në Gjakovë. Më në fund në Prizren kanë hapur edhe Çerdhen e fëmijëve Yllka. Të gjitha këto shkolla dhe këto çerdhe, janë të lidhura me kompaninë të quajtur Institucionet Edukativo të Gylistanit. Në krye të kësaj kompanie qëndron: ‘’FETO Prishtina dhe Imami i arsimit’’ Mustafa Erdem.
FETO me qëllim që t’i fuqizojë rrënjët e tij në Kosovë, filloi në zhvillimin veprimtarisë nëpërmjet OJQ-ve. Është themeluar: Fondacioni Edukativo-Kulturor të quajtur Atmosfera. Ndërsa imami gjeneral, Talip Aktash (Talip Aktaş), është duke udhëhequr Atmosferën e FETOS në Kosovë. Aktash pas shërbimit të detyrës së tij për 8 vite me radhë në Shqipëri, në vitin 2004 kishte ardhur në Kosovë. Edhe bashkëshortja e tij me rolin e saj të prijësit te femrave, Hatixhe Akshtash (Hatice Aktaş) është duke zhvilluar ligjëratat e saja me gratë. Ndërsa miku dhe bashkëpunëtori i saj më i ngushtë, është ‘’imami vendas’’ (shtetasi i Kosovës) Erol Tabak. Qëllimi dhe aktiviteti i parë i Fondacionit Atmosfera në këtë shtet (Kosovë), ishte organizimi dhe bashkëpunimi me shoqatat e zejtarëve (tregtarëve).
Të ardhurat të cilat do të mblidheshin (tuboheshin) nga zejtarët (tregtarët), me parat e mbledhura kinse për bamirësi dhe për kurbane, këto para u shfrytëzuan dhe u shpenzuan për përkthimin e librave të Fetullah Gylenit në gjuhën shqipe.
Intelektualët e njohur të Kosovës siç janë Milazim Krasniqi dhe Fadil Maloku, në lidhje me Fetyllah Gulenin dhe rreth librave të tija, kanë shkruar disa artikuj(shkrime). Ashtu sikurse në shumë revista të tjera, po ashtu edhe në revistën Paqja, janë botuar lajme dhe reportazhe në lidhje me aktivitetet e Gylenit.
Në saje të Fondacionit, janë hapur edhe konviktet në kuadër (shërbim) të nxënësve-studentëve që i vijojnë mësimet-ligjëratat nëpër shkollat mesme dhe nëpër universitete, në disa qytete të Kosovës: në Prishtinë, Prizren, Pejë, dhe në Gjilan. Ende janë duke i zhvilluar (organizuar), ligjëratat e matematikës, të lëndëve shkencore si edhe kurse të gjuhëve dhe organizimi i panaireve.
Me qëllimin e shëtitjes dhe të vizitës, intelektualet dhe biznesmenët kosovar janë duke i dërguar në Turqi dhe në Shqipëri. Mbrapa të gjithave këto qëndron propaganda e Gylenit. Qëllimi i tij i vërtet është që ta harrojnë familjen, që ta harrojnë dashurinë që e kanë për vatanin (vendin) dhe popullin e tyre, që ti zhvillojnë ushtarët që do të punojnë në kudër të Fetulla Gylenit.
‘’Imami i Prizrenit’’ Ugur Toksoj është përgjegjës për drejtimin e aktiviteteve të Gylenit në qytetin e Prizrenit. Duke marrë pjesë në organizimet e Shoqatës ‘A Nuk Ekziston Askush’ (Kimse Yok Mu), edhe prijësja e femrave të Prizrenit Xhanan Toksoj (Canan Toksoy), është duke i zhvilluar panairet dhe aktivitetet propagandistike të organizatës së Gylenit.
Në vitin 20113 është themeluar shkolla e Mesme e Hasan Nahi nën funksionimin e Fondacionit Atmosfera. Kjo shkollë e cila është në kundërshtim me Shkollat e Mesme të Medresesë së Turqisë, me programin e saj të ashpër dhe sa më konservator është duke synuar tek kosovarët që janë të dobët për nga ana financiarë.
Në bazë të kësaj mund që të supozoni, ne vazhdimin e shkollimit pa pagesë ose më një çmim sa më të ulët. Përkundrazi aspak nuk është kështu. Nëpër Kolegjet e tjera të Kosovës, çmimet mesatare të shkollimit sillen rreth 800 euro. Në shkollën ‘Hasan Nahi’ për një vit shkollor paguhen 1250 euro. Ndërsa çmimi i vijimit të mësimit në Kolegjin Mehmet Akif Ersoj përfshin 3000 euro për një vit shkollor. Nëse supozohen të ardhurat mesatare rreth 360 euro, të një kosovari të diplomuar (Bachelor), ju mundeni që ta kuptoni më mirë se kjo shkollë kujt dhe çafër qëllimi është duke i shërbyer.
Nëpër shkollat e FETOS, nuk i vijojnë mësimet fëmijët e varfër dhe me kushte të dobëta ekonomike, por këtu janë duke i vijuar mësimet nëpërmjet bursave fëmijët e politikanëve dhe të burokrateve. Për shembull djali i Hashim Thaçit, presidentit të Republikës së Kosovës është i diplomuar po nga kjo shkollë.
Edhe fëmijët e kyeparlamentarit Jakup Krasniqit, ministrit të Ekonomisë Ahmet Shala, ministrit të Mbrojtjes Agim Cekut, ministrit të Shëndetësisë Ferit Aganit, janë diplomuar nëpërmjet bursave në shkollat e Gylenit. Tani edhe fëmijët e ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, edhe fëmijët e kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli janë duke e vazhduar shkollimin në këto shkolla përmes bursave.
Natyrisht këto mirësi nuk janë pa interes ( nuk shërbehen falas ). Atë që ju ka dhënë Feto përmes piklave (stërpikave), do t’ua merr përmes një luge të madhe. Është një tregues i hapur dhe që vërehet, për marrjen e tokave përsipër nga ana e Gylenit gjatë ndërtimit i kolegjit Mehmet Akif Ersoj në qytetin e Prizrenit dhe në qytetin e Lipjanit.
Javën e ardhshme mund që të vazhdojmë në përshkrimin e detajeve të këtyre tokave.