“Pas kronikës së djeshme në Televizionin Shenja, se punimet janë ndërprerë dhe makineria është tërhequr nga rruga ‘Xhon Kenedi’, e cila ishte duke u rikonstruktuar, sot që në orët e hershme të mëngjesit është vërejtur rikthim i makinerive dhe i punonjësve, të cilët siç mund t’i shihni edhe nga pamjet prapa meje, po punojnë intensivisht për përfundimin e këtij bulevardi”.
Projekti për ndërtimin e kanalizimit të ri atmosferik në bulevardin “Xhon Kenedi” dhe riparimin e rrugëve të Komunës së Çairit, filloi në qershor të këtij viti, projekt i cili sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski do të zgjaste tre muaj, që donë të thotë, në muajin shtator bulevardi do duhej të ishte i përfunduar. Qytetarët qysh atëherë patën deklaruar se punimet bëhen vetëm gjatë fushatave, atëherë kur ju duhen partive politike për marketing, ndërsa pas zgjedhjeve gjithçka ndërpritet. Ndërsa, dje qytetarët për Televizionin Shenja gjithashtu shpreheshin pesimist nëse këto punime do të përfundojnë këtë vit, ata thonin se punimet do të vazhdojnë kur të vijë koha e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ndërsa, pengesa që ju shkaktohet qytetarëve nga kjo gjendje e rrugës është shumë e dukshme, madje shumë shpesh edhe bllokohet komunikacioni. Sot punimet janë riaktivizuar, ndërsa mbetet të shihet nëse kësaj radhe këto punimet në këtë bulevard do të mbarojnë përfundimisht.
Emine Ismaili /SHENJA/
Pas kronikës së TV SHENJËS, rinisin punimet në… by tvshenjaofficial