LEXO EDHE:
Gazetare: Andrea Çobanova
Huamarrje e re e vendit është një skenar i pashmangshëm, për tejkalimin më të lehtë të krizës, shkruan Alsat.
Por, ndryshe nga kriza pandemike, tani paratë e huazuara duhet të shpenzohen në mënyrë të qëllimshme me masa të synuara saktësisht, thonë ekspertët e ekonomisë. Kompanitë që nuk janë të prekura shumë nuk duhet të kenë të drejtën e asistencës, dhe jo si në pandemi kur kompanitë me fitime të mëdha merrnin ndihmë për pagesën e pagave.
“Paratë duhet të përfundojnë në kompani ku kanë nevojë për ndihmë, që janë realisht të prekura nga kriza dhe nuk mund të dalin prej saj dhe te qytetarët e varfër. Ne nuk e pamë këtë gjatë pandemisë, është thelbësore tani që paratë të shpenzohen me qëllim të caktuar, dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë”, tha Branimir Jovanoviq– Profesor Universitar.
Jovanoviq pret që trendi i rritjes së borxhit publik të vendit të thellohet në vitet në vijim, ndaj qeveria duhet të rrisë të ardhurat buxhetore duke vendosur një taksë progresive, si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë.
Qeveria taksimin progresiv e la në pritje deri në janar të vitit 2023, me shpjegimin se muajt e mëparshëm të aplikimit ndikuan negativisht në sistemin tatimor.
Ndryshe, Ministria e Financave tashmë ka bërë të ditur se planifikon të emetojë një eurobond në vlerë prej 600 milionë eurove./Alsat.mk



