Shoqata “Lupa e Gjelbër”, ka ngritur parashtresa kundër 18 gjykatësve për “papërgjegjësi gjatë punës” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare” gjatë vendimmarrjes në disa procese. Në Këshillin për Vërtetimin e Fakteve janë dorëzuar parashtresa edhe për gjykatësit të cilët i krijuan mundësi ligjore biznesmenit Sead Koçan që t’i shmanget paraburgimit.
Emrat e gjykatësve që sipas shoqatës kanë mundësuar shmangien e paraburgimit janë Jovo Vangellovski, Faik Arsllani, Xhemail Saiti, Risto Katavenovski, Rahilka Stojkovska, Biljana Kocevska, Zuica Naumova, Cvetanka Periq dhe Afrim Fidani.
“Bëhet fjalë për pesë gjykatës. E para prej tyre është Rahillka Stojkovska për të cilën po parashtrojmë kallëzim për herë të parë. Personi tjetër është Xhemali Saiti për të cilin është hera e dytë që dorëzojmë kallëzim ndërsa personi i tretë është Risto Katadenovski, për të cilin po ashtu ky është kallëzimi i dytë. Kallëzim ka edhe ndaj Faik Arsllanit dhe Jovo Vangellovskit për të cilët poashtu ky është kallëzimi i dytë me radhë”, deklaroi Vasko Todorovski, “Lupa e Gjelbër”. /SHENJA/

