Prej sot lindja e foshnjës në territorin e Shkupit do të paraqitet vetëm në repartin rajonal të Shkupit të Drejtorisë për Evidencën e Regjistrit të Amzës, ish banka Komerciale, ndërsa certifikata nga evidenca e amzës do të jepet në afat prej pesë ditësh dhe do të mund të merret në zyrat rajonale komunale në gjithë shtetin.
Bëhet fjalë për reformë në evidencën e amzës që përfshin mënyrën tradicionale të paraqitjes. Edhe më tej vazhdon projekti “Mirë se erdhe foshnjë” me të cilin prindërit kanë mundësi që ta paraqesin lindjen që në spital dhe atje ta marrin certifikatën.
Një vend do të realizohet paraqitje falas e lindjes së foshnjave nga pesë maternitetet në Shkup: Klinika për gjinekologji dhe obstetrikë (KGJO) Shkup, Spitali i Gjinekologjisë “Nëna Terezë”-Çair, “Sveti Llazar”, Sistina dhe Remedika, e jo si deri tani në komunat në të cilat janë këto institucione shëndetësore. Për paraqitje është e domosdoshme që njëri nga prindërit të vijnë në sportelet për evidencën e regjistrave të amzës në repartin rajonal të Shkupit të Drejtorisë, me ç’rast duhet të tregojnë dy letërnjoftime të vlefshme, çertifikatën e martesës ose çertifikatën e lindjes nga të dy prindërit.
Me paraqitjen në repartin rajonal të Drejtorisë çertifikata e parë e foshnjës do të mund të merret në cilëndo qoftë zyrë rajonale në territorin e Qytetit të Shkupit ose në territorin e shtetit. Dorëzimi i çerfitikatës së parë nga regjistri i amzës i të lindurve është 150 denarë dhe risia është e lidhur me reformën e administratës publik.
Certifikata e kërkuar, thonë nga Drejtoria, do të merret në një afat prej pesë ditësh nga dorëzimi deri te dhënia e çertifikatës dhe nuk do të ketë raste kur do të pritet dhjetë ose 20 ditë. Vjet në territorin e Shkupit kanë lindur 10.900 foshnja, prej të cilave në KGJO Shkup kanë lindur 4.700 foshnja, ndërsa në Spitalin e gjinekologjisë “Nëna Terezë”-Çair 3.850 foshnja.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian thotë se Teherani është në bisedime me ndërmjetësit për planin shtatëditor me SHBA-në
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë


