Paraqitet kandidati i parë për kryetar në BDI-në e Gostivarit (Foto)

Paraqitet kandidati i parë për kryetar në BDI-në e Gostivarit (Foto)

Mersel Sadiku ka zyrtarizuar kandidaturën për të drejtuar me BDI-në e Gostivarit. Përmes një postimi në Fejsbuk, Sadiku ka njoftuar opinionin dhe anëtarësinë e BDI që tashmë ka aplikuar në shpalljen e hapur publike nga BDI për zgjedhje brendapartiake në 11 degë të kësaj partie, njofton Gostivari Sot

“Të dashur qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të Bashkimit Demokratik për Integrim, kam nderin dhe kënaqësinë që sot para Jush të shpall kandidaturën time për kryetar dege të BDI-së në Gostivar. Vendimin për t’i hyrë kësaj gare e kam marë duke u konsultuar me shumë prej Jush, dhe ka qenë pikërisht mbështetja që më keni dhënë Ju në këtë fazë inkurajimi dhe motivi kryesor që më bën besimplotë për të dalë ngadhënjyes. Unë e shoh si përgjegjësi shoqërore ndaj qytetit dhe komunitetit tonë që potencialin dhe gjithë kapacitetin tim ta vendos në funksion të partisë, dhe duke bashkuar forcat me të gjithë Ju, të prodhojmë ndryshime pozitive për të tashmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve”, shkruan Sadiku.

Gostivari thotë ai meriton më shumë, meriton më mirë dhe e meriton tani.

“Do të ndërtojmë një opozitë të fuqishme në nivel lokal, duke kërkuar përgjegjësi nga pushteti komunal për çdo veprim; një opozitë konstruktive duke intervenuar në vazhdimësi me sugjerime dhe propozime për ta përmirësuar punën e tyre në interes të qytetarëve; një opozitë aktive që do ta mobilizoj çdo anëtar, mbështetës dhe qytetarë deri në rikthimin e BDI-së në pushtetin lokal; dhe me kete edhe një qeverisje transparente dhe mbi të gjitha llogaridhënëse para atyre që na kanë dhënë besimin. Zgjedhjet e drejtpërdrejta ku çdo anëtar ka një votë i bën të gjithë garuesit të barabartë. Në këtë garë nuk ka të preferuar, nuk ka të përzgjedhur; në këtë garë për kryetarin e tyre të degës vendosin anëtarët. Pjesëmarësve në zgjedhje ju uroj shumë shëndet dhe punë të mbarë, duke qenë i bindur se konkurrenca e shëndoshe me ide e koncepte për të mirën e përgjithshme nuk do na përçaj por nga kjo garë do të dalim edhe më të bashkuar, më të fuqishëm dhe më të mirë. Duke Ju uruar qetësi shpirtërore, shëndet dhe mbarësi, I juaji, Mersel Sadiku”, përfundon porosinë Sadiku.