Transferimi i fondeve nga një llogari transaksioni në një tjetër na kujton gjithmonë ato mbushje të lodhshme që dorëzohen në një degë të bankës. Ose, nëse transferimi i fondeve bëhet përmes bankingut elektronik, me plotësimin e urdhërpagesave elektronike, e cila, nga ana tjetër, sjell një dozë të njohur pasigurie dhe pyetjen – “po sikur të gaboja diçka “.
Por, transferimi i fondeve nuk duhet të duket më kështu. Halkbank AD Skopje ka prezantuar një risi të quajturSmartSend(Më thirr në llogari) e cila mundëson transferim të shpejtë, të thjeshtë dhe të lehtë të parave në çdo kontakt nga libri juaj i telefonit, nëse i njëjti është përdorues i shërbimeve të Halkbank dhe ka të aktivizuar shërbimin SmartSend.
Përdorimi i këtij shërbimi të ri dhe inovativ është mjaft i thjeshtë dhe transferimi i fondeve bëhet në tre hapa – ju vendosni shumën që dëshironi të transferoni, zgjidhni kontaktin nga libri i kontakteve dhe konfirmoni transaksionin. Dhe puna është kryer tashmë.
Pse do t’ju duhej ky shërbim? Thjesht ka shumë situata kur keni nevojë për një transferim të shpejtë. Për shembull, në ditët e sotme, për shkak të pandemisë, festimet e ditëlindjes, ditës së emrit, maturës, diplomimit, etj nuk mbahen, por ju prapë dëshironi t’i tregoni vëmendje një të dashuri/familjari. Këtu është SmartSend i Halkbank. Apo, partneri ose familjari juaj ka parë diçka që ai ose ajo dëshiron të blejë, por aktualisht ka mungesë fondesh? Atëherë mund ta gëzoni me SmartSend. Ndoshta keni harruar të tërhiqni mjaft para nga një bankomat, kështu që nuk jeni në gjendje të shlyeni borxhet me miqtë tuaj? Sigurisht që nuk ka vend për shqetësim, ju tashmë e dini pse – këtu është SmartSend. Këto janë vetëm disa nga situatat e përditshme që pasqyrojnë domosdoshmërinë dhe komoditetin e këtij produkti të ri të Halkbank.
Shërbimi aktivizohet shumë lehtë. Duke zgjedhur fushën SmartSend përmes bankingut elektronik ose përmes aplikacionit bankar celular të Halkbank, ju aktivizoni shërbimin duke konfirmuar llogarinë tuaj të transaksionit dhe numrin e telefonit. Opsioni SmartSend është dedikuar për personat fizikë që janë përdorues të bankingut elektronik dhe celular dhe kanë një llogari aktive transaksioni në Halkbank.
Halkbank AD Skopje si një bankë që operon nën moton “Të rëndësishëm janë njerëzit” punon intensivisht për të përmbushur nevojat e klientëve të saj dhe përpiqet të projektojë shërbime që kursejnë kohë dhe janë të lehta për t’u përdorur. Pikërisht një shërbim i tillë është SmartSend.