Paga mesatare neto e paguar për të punësuar në prill të këtij viti ka qenë 25.830 denarë dhe krahasuar me pagën neto në prill të vitit të kaluar është rritur për 4,2 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Rritja ka të bëjë, para së gjithash, në pagën mesatare neto mujore të paguar për të punësuar në sektorët: arsim (12 për qind), veprimtari të tjera shërbimi (6,9 për qind) dhe veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (6,4 për qind).
Ulje të pagës mesatare neto mujore të paguar për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: objekte për akomodim dhe veprimtari servisimi me ushqim për nëntë për qind, veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike për 6,9 për qind dhe transport dhe magazinim për 6,6 për qind.
Paga mesatare neto mujore e paguar për të punësuar, në prill të këtij viti, arrin 38.567 denarë.



