27 November
Raporti i Komisionit Evropian do të nis të shkruhet në janar të vitit të ardhshëm ndërsa do të prezantohet nga fillimi i muajit mars. Qeveria thotë se po punon në përmbushjen e kushteve, por bazuar në dinamikën e tanishme ligjet vështirë se do të arrijnë të miratohen të afatin e paraparë. Në raportin e fundit që Komisioni Evropian i dërgoi shefit të misionit të Maqedonisë në Bruksel përmban kritika për qasjen e qeverisë e cila më tepër i kushton vëmendje raporteve me opinionin se sa angazhimit në përmbushjen e kritereve. Edhe komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn gjatë vizitës javën e kaluar në Shkup kërkoi rezultate kornete në reforma dhe jo vetëm paralajmërime për realizimin e tyre.
Raporti fillon të shkruhet në janar, po nuk i miratuam këto ligje atëherë mund të themi se do të kemi problem dhe vështirësi. Për momentin nuk ka probleme ka inkurajim dhe paralajmërim se afatet janë të shkurta dhe duhet shpejtë ti kalojmë këta ligje në parlament- deklaroi Bujar Osmani- Zv kryeministri për Eurointegrime.

