Zoran Zaev ka nevojë për një shumicë më stabile në Kuvend për shkak se e presin shumë çështje të mëdha për t’u zgjidhur. Andaj, ai tani është vënë në pozicion ta zgjerojë koalicionin me përkrahje të ndryshme. Kështu tha në emisionin “Studio e hapur”, analisti politik Sasho Ordanoski, i cili shtoi se politika në Maqedoni është klienteliste dhe se edhe kritikët dhe oponentët e qeverisë, dëshirojnë të jenë pjesë e saj.
SASHO ORDANOSKI, ANALIST POLITIK
“Edhe oponentë edhe kritik të themi siç është Amdi Bajram, do të shihni se nëpërmjet BDI-së, dëshiron të jetë në Qeveri. Shoh se kjo po flitet dhe dëgjoj se po bisedohet. Unë nëse do të kisha qenë në politikë do të kisha vendosur vija të qarta, vija nëpërmjet të cilave nuk duhet kaluar, por shoh se Zaev ka një koncept të hapur, se nuk ka standarde të larta morale dhe politike në këtë fazë në të cilën kërkon përkrahje nga të gjithë, sepse na presin çështje të mëdha për zgjidhje”
Megjithatë, Ordanoski shton se skena politike në Maqedoni duhet të pastrohet nga disa politikanë.
SASHO ORDANOSKI, ANALIST POLITIK
“Kur e përmendëm Amdi Bajramin, mendoj se ai është një politikan i tillë. Ne duhet të pastrojmë, dhe nuk është vetëm ai. Mendoj se edhe tek shqiptarët edhe tek maqedonasit ka edhe shumë të tillë, të cilët duhet pastruar, sepse nuk mund të pranohet gjithçka, çdokush të jetë i mirë për çdo situatë, të ketë njerëz që mund të ndryshojnë fanellë”
I pyetur në lidhje me pakënaqësinë e sektorit civil shqiptar ndaj Zaevit në lidhje me bashkëpunimin me BDI-në, posaçërisht për përkrahjen publike gjatë zgjedhjeve lokale, Ordanoski tha se Zaev në disa paraqitje publike e tepron, ndërsa shtoi se çmimin për gjithë veprimit në fund do ta paguaj vetë Zaevi.
SASHO ORDANOSKI, ANALIST POLITIK
“Në fund të gjithë këtë që po e bën, do të vije koha kur do të dilet në zgjedhje dhe ai çmim do të paguhet”.
Sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit, Ordanoski tha se sipas tij zgjidhja përfundimtare do të anulohet edhe pak, ndërsa po kërkohen formula që problemi i emrit të vendoset në një mënyrë të strukturuar dhe formale. Enis Murtezi /SHENJA/

